Merr të gjitha mjetet dhe strategjitë që të duhen për të
kapërcyer barrierat, për të çliruar potencialin brenda teje
dhe për të krijuar një jetë që do ta dashurosh!
Besimet kufizuese janë ato që të mbajnë ty pas! Është ai zëri që të thotë se nuk je i mirë mjaftueshëm apo se ti nuk do kesh sukses.
Pasi të kesh eleminuar besimet kufizuese, zëvendësoji ato me besime që do të të ndihmojnë të tejkalosh sfidat dhe të jetosh jetën sipas kushteve të tua.
Mëso teknika për menaxhimin e kohës dhe realizimin e qëllimeve më të rëndësishme për ty!
Mjete dhe teknika të thjeshta që do ta riprogramojnë trurin tënd të jetë i qetë, më produktiv dhe më i qartë për qëllimet e tua.
Të dish se si të sillesh, çfarë duhet të thuash, cilët njerëz të përzgjedhësh dhe të mbash pranë është art më vete.
Gjysma e punës është vendosja e qëllimit. Gjysma tjetër vendosmëria për të shkuar drejt tij.
Mjeshtër i meditimit i certifikuar në qendrën e meditimit “Osho”
Ky trajnim i dedikohet të gjithë njerëzve që duan të ndryshojnë jetët e tyre – që nga nevoja për të menaxhuar mendimet, emocionet, kohën, rritja në karrierë, rregullimi i marrëdhënieve dhe deri tek gjetja e pasionit dhe qëllimit në jetë.
Kurrikula përmban teknika dhe informacione të thjeshta, të kuptueshme dhe praktike, dhe njëkohësisht jep motivimin e duhur për t’i vënë në zbatim gjithë gjërat që mësohen në dy ditët e trajnimit.
Nuk ka rëndësi në cilën fazë të jetës apo punës je: Nëse do të mësosh si ta çosh më tej, ky trajnim është i duhur për ty.
Ajo që e bën këtë trajnim unik dhe shumë të fuqishëm, është fakti që në vetëm dy ditë ti do pajisesh me dy armë të fuqishme: Motivimin dhe Teknikat.
Pa njërën prej tyre, ti do ta kishe të vështirë për të marrë veprim, por pasi të ndjekësh trajnimin ti do jesh më i qartë dhe do dish ekzaktësisht çfarë të bësh.